Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka zhvilluar një takim me presidentin e FSHF, Armand Dukën, ku kanë biseduar për rinisjen e aktivitetit sportiv në vend. Armand Duka e ka njohur presidentin Meta me protokollin sanitar i përgatitur sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Meta shprehet se “me protokollin e duhur edhe ne duhet t’i kthehemi jetës sportive”, pasi sipas tij, “Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti.”
Postimi i presidentit Meta:
Kënaqësi të prisja sot Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armand Duka, i cili më njohu me protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur.
Besoj se me përpjekje dhe mirëkuptim, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t’i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokollin e duhur sanitar, jetës futbollistike, por edhe sportive në vend.
Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti.
/e.rr