Meksika është një nga vendet e cila a ka pasur rritje të viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi. Në Meksikë deri më tani janë regjistruar 26 mijë raste me koronavirus.
Ndërkohë qeveria ka marrë masa të rrepta për parandalimin e koronavirusit ku ka mbyllur restorantet, kafet dhe ka anuluar transportin. Mirëpo krahas qeverisë një nismë kanë marrë dhe djemtë e bosit të drogës, Joaquin El Chapo drogës “El Chapo”-s, të cilët kanë njoftuar se të gjithë ata që do të thyejnë karantinën do të ndëshkohen.
Djemtë trafikantit të drogës, Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, Iván Archivaldo Guzmán, 36 vjeç, dhe Jesús Alfredo Guzmán, 37, të njohur si “Los Chapitos, kanë kërcënuar shkelësit e karantinës në Culiacan me rrahje, arrestime dhe gjobëvënie.
“Pas orës 10 të darkës, të gjithë njerëzit duhet të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre për shkak të koronavirusit, në të kundërt do të ndëshkohen. Këto janë urdhra nga lart, nga ‘Los Chapitos’. Kjo nuk është një lojë, ne nuk po luajmë”, dëgjohen të thonë ata.
Por përveç, kërcënimeve ata kanë zgjedhur që të ndihmojnë edhe disa familje të varfra ku fundjavën e kaluar Alejandrina Guzman, vajza e ‘El Chapo”-s, ka shpërndarë dhurata, të cilat kanë pasur të stampuar imazhin e të atit.
Aktualisht, Joaquin El Chapo Guzman ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa karteli i drogës është tashmë në duart e djemve të tij.
g.kosovari