Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, nuk mendon se në vend do të ketë një valë të dytë të COVID-19.
Shumë shtete kanë paralajmëruar për një valë të dytë të përhapjes së koronavirusit, por ai argumenton se përse kjo nuk do të ndodhë.
“Covid-19 është pjesë e familjes së koronavirusit si Sarsi apo edhe Mersi. Ato u zhdukën në verë.
Duke marrë parasysh që rritja e temperaturave është shkatërruese për çdo virus, jo vetëm për Covid-19, besoj se nuk do të ketë një valë të dytë infektimesh’- tha Brataj në emisionin “Open”.
Në Shqipëri, kanë humbur jetën 31 persona nga koronavirusi, ndersa në total janë infektuar me Covid-19, 832 persona.
g.kosovari