Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi ka dhënë informacione të rëndësishme mbi përmbajtjen e testit të Maturës Shtetërore.
Nëpërmjet një video-mesazhi dedikuar maturantëve, Vrapi theksoi se “Çdo test i Maturës Shtetërore bazohet në një program orientues, i cili publikohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP)”.
Në këtë kuadër, ajo nënvizon se “Kjo agjenci, para disa ditësh, bëri publikimin e testeve të rishikuara ku janë hequr temat, të cilat janë bërë nga marsi e në vijim, pra në kushtet e të mësuarit online”.
“Kujdesi i çdo specialisti hartues-testi në QSHA është që të bazohet në programin e rishikuar. Prandaj, gjithçka që po bëjnë maturantët në këtë fazë është që të përsërisin pikërisht temat, të cilat janë publikuar në programet e rishikuara”, shtoi drejtoresha e QSHA.
Linku për programet e reja orientuese për testet e Maturës Shtetërore:
/e.rr