Në kohën e pandemisë së koronavirusit nuk kanë munguar as videot gazmore të cilat kanë bërë xhiron e rrjetet. Dy ditët e fundit po qarkullon një video e zv.kryeministrit belg dhe njëherazi ministër i Drejtësisë, Koen Geens, i cili ka kaluar një situatë të pakëndshme gjatë një konference për mediat.
Gjatë daljes për mediat, ministri i Drejtësisë, Koen Geens pasi informoi publikun se masat e marra kundër koronavirusit ishin efektive, ai kaloi një moment të sikletshëm pasi teksa po përpiqej të vendoste maskën hasi vështirësi.
Ministri Geens fillimisht e vendosi maskën në kokë dhe më pas në sy, ndërsa më pas e hoqi fare pa e vendosur në drejtim të gojës.
Belçikalı Bakanın maskeyle imtihanı https://t.co/AHaQjPxIB9 pic.twitter.com/mg1xEpVbCb
— Sputnik Türkiye (@sputnik_TR) May 2, 2020
g.kosovari