Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën e 3 majit se numri i vdekjeve nga Covid-19 në SH.B.A mund të arrijë nga 80,000 deri në 90,000, një rritje e konsiderueshme nga parashikimet e mëparshme.
Ndërsa vlerësoi përgjigjen e SHBA nda shpërthimit të virusit, Trump tha: “Kjo është një nga arsyet që ne jemi të suksesshëm, nëse ju e quani humbjen e 80 ose 90,000 njerëzve. Unë më parë thashë 65 mijë, tani po them 80 ose 90 mijë dhe shifrat po rriten akoma më shumë.”
Kur u pyet si e arsyeton origjinën e koronavirusit, një qëllim i keq i njerëzve apo një gabim i tmerrshëm, Trump u shpreh se është thjesht një gabim i tmerrshëm.
Gjatë një interviste në Fox News të dielën, Trump shtoi se Kina nuk do ta pranojë atë dhe se u turpërua nga ky problem sepse nuk ishte më në gjendje të shuante zjarrin.
Të dy Trump dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kanë thënë se besojnë se virusi e ka origjinën e tij në një laborator në Wuhan, Kinë, dhe jo në një treg në qytet.
Gjatë javës së kaluar, Trump ka lënë të nëkuptohet në deklaratat e tij se Kina me vetëdije e ka lënë virusin të përhapte në të gjithë globin.
“Ata janë një komb shumë i shkëlqyeshëm edhe shkencërisht. Ata mund ta kishin ndaluar atë, por jo”, u shpreh Trump.
Gjatë intervistës , Trump është shprehur se do bëjë publike një raport të fortë në lidhje me origjinën e virusit dhe se do jetë shumë përfundimtare për këtë çështje.
SHBA vijon të mbetet vendi më i prekur në botë nga Covid-19.
Deri më tani në vend janë shënuar 67,682 viktima dhe janë regjistruar 1,158,041 të infektuar.
g.kosovari