Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se ai pret që gjendja e jashtëzakonshme në Serbi të përfundojë më 7 maj.
Ai tha për TV Pink se së bashku me kryeministren serbe, Ana Bërnabiç, do të marrin një vlerësim për këtë çështje nga ministria e Mbrojtjes, pasi ashtu e kërkojnë procedurat.
“Pastaj vjen vendimi i qeverisë së Serbisë, dhe me nënshkrimin tim dhe kryeministres Bërnabiq, ne e dërgojmë çështjen në Kuvend”, tha Vuçiç.
Ai tha se dy kushtet për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme janë përmbushur.
“Njëri kusht është ulja nën pesë për qind e personave pozitiv me COVID-19 për shtatë ditë rresht dhe tjetri, dukshëm më pak njerëz në respirator”, tha Vuçiç.
Serbia e kishte vendosur gjendjen e jashtëzakonshme më 16 mars.
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit, katër persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri, duke rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 193, ndërsa deri më tani janë regjistruar 9,464 raste me COVID-19.
g.kosovari