Rita Ora ka tërhequr gjithë vëmendjen në mbrëmjen mondane në Berlin.
Ylli nga Kosova ka bërë që të gjithë sytë dhe vëmendja të jetë tek ajo, me të hyrë në tapetin e kuq të shtruar me rastin e ndarjes së çmimeve kryesore të nga mediet në Gjermani.
Rita është paraqitur si një princeshë me fustanin nga koleksioni pranverë 2016 i Marchesa, me grimin jo shumë të rëndë dhe flokët e kapur me kujdes në çdo detaj, transmeton lajmi.net.
Artistja ka fituar një nga çmimet kryesore të mbrëmjes, pasi media në Gjermani kanë vendosur se Rita është ‘Muzikantja më e mirë botërore e vitit’.
Me këtë rast ajo edhe ka performuar disa nga hitet e saj më të fundit, në një skenë me plot ndriçim.
Express