Avokati i Altin Ndocit, Saimir Visha u shpreh pas përfundimit të seancës se klienti i tij është i shokuar për akuzat, pasi nuk ka prova për vrasjen. Ai tha se Ndoci kishte lidhje shoqërore dhe familjare me viktimat, madje u kishte shkuar edhe në varrim.
“U zhvillua me masa të rrepta sigurie, bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë. Në lidhje me mbrojtjen, ai shprehet se nuk e ka kryer, nuk u paraqit asnjë provë nga prokuroria, ndihet i shokuar se dy viktimat i ka pasur lidhje miqësore dhe familjare. Ka shkuar edhe në varrim edhe për të tretat, dhe ndihet i shokuar pse e vendos gishtin policia dhe të tjerat.
Nuk është autori i veprës penale. Gjykata nisur nga vepra e rëndë përcaktoi arrest me burg. Kam kërkuar që të ketë një provë, është e tmerrshme që të caktosh arrest me burg pa asnjë provë. Prova për Altin Ndocin nuk ka” tha Visha
Prokuroria fillimisht vendosi që masat për dy të arrestuarit të jepen ndarë, pra jo të dy bashkë për arsye se njëri prej tyre vendosi që të bashkëpunonte më drejtësinë. Por avokati i njërit prej të akuzuarve nuk ka pranuar që masat të jepen veç e veç. Në këto kushte morën edhe të arrestuarin tjetër dhe seanca po zhvillohet me të dy përnjëherë.