Kryeministri Edi Rama ishte në Fier ku inspektoi punimet për rikonsturksionin e segmentit të dytë të rrugës Mujo Ulqinaku dhe segmentit të parë të rrugës Jakov Mile.
“NË KANTIERET E TRANSFORMIMIT SHEMBULLOR TË FIERIT, KU LUMI GJANICA ËSHTË KTHYER NGA NJË BURIM PËRMBYTJESH E PISLLËKU, NË DAMARIN E GJELBËR DHE GRAVITETIN URBAN TË QYTETIT” – shkruan ai në Facebook.
Kryeministri, i shoqëruar nga kyebashkiaku i Fierit Armando Subashki inspektuan edhe punimet për rehabilitimin e lumit Gjanica, e cila po i sjell gjallëri qytetit duke e transformuar nga një zonë të harruar mbushur me plehra në një ndër zonat më të gjelbra të qytetit.
Rikonstruksioni i rrugës Mujo Ulqinaku dhe asaj Jakov Mile, pjesë e unazës së qytetit, do t’i shërbejë më shumë se 35.000 banorëve të këtij qyteti. Fasadat e ndërtesave do të restaurohen dhe unifikohen duke i dhënë një pamje të re kësaj zone.
“Projekti është i plotë, me korsi bicikletsh, me ndricim. Ky është më shumë si një aks për qytetin sesa si unazë, se këtu nuk lejohen makinat e rënda. Kjo e lehtëson shumë trafikun. Mendojmë që do japi një zhvilim shumë të madh edhe bizneseve. Nuk është se thjesht po bëjmë diçka të bukur, por do ketë dhe impakt shumë të madh nga pikëpamja ekonomike dhe e zhvillimit të bizneseve”, – u shpreh kryebashkiaku i Fierit.
Punimet në këtë aks, pavarësisht vështirësive tē shkaktuara nga pandemia e CoronaVirusit, kanë vazhduar, ndërsa drejteusi i projektit shprehet optimist për përfundimin në kohë të kësaj nyje të rëndësishme që i jep vlerë gjithë kësaj pjese të qytetit.
Ndërkohë, fytyra e re e lumit Gjanica tashmë do të jetë një atraksion më shumë edhe për vizitorët gjatë stinës së verës. Edhe bizneset në këtë zonë tashmë do të marrin një hov ekonomik, ndërsa një tjetër aspekt pozitiv i kësaj nderhyrjeje është edhe shmangia e përmbytjeve sa herë që lumi Gjanica dilte nga shtrati.
/a.r