Britania e Madhe shënon 601 viktima në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit, një rënie e lehtë në raport me një ditë më parë kur pati 622 të vdekur.
Me shifrat e fundit shkon në 22.370 numri total i të vdekurve.
Prej tyre në spitalet e Anglisë janë regjistruar 445 vdekje, në Skoci 83, në Wells 73, ndërkohë që Irlanda e Veriut nuk i ka bërë ende me dije.
Qeveria britanike pritet të njoftoj një bilanc zyrtar më të lartë, duke qenë se sekretari i shëndetësisë deklaroi se vdekjet në qendrat e kurimit, nuk janë raportuar të gjitha.
/a.r