Në shtëpitë ku ka ALBtelecom, dija nuk ndalon edhe në ditët e izolimit.
Zhvillimet në përballimin e ditëve të vështira, të krijuara nga emergjenca e Covid-19 kanë ndryshuar mënyrën e përditshmërisë sonë dhe të bashkëveprimit me njëri-tjetrin. Kufizimet në aktivitetet tona ditore kanë shtuar domosdoshmërinë për të qëndruar të lidhur përmes teknologjisë. Sektori i arsimit po i përgjigjet ditëve të karantinës përmes mësimit online. Dija është një prej shtyllave më të forta ku duhet investuar ndër breza. Prandaj ALBtelecom ka menduar që abonentëve të vet t’i ofrojë përmes platformës School Me mundësinë për të investuar falas në zhvillimin e njohurive për fëmijët e tyre, duke i angazhuar ata në mënyrë aktive në procesin e të mësuarit.
Në këtë mënyrë përveç kanalit televiziv RTSH shkolla, ALBtelecom ofron akses falas në platformën School Me, me programe didaktike për fëmijët që ndjekin ciklin 9-vjeçar.
Për çdo abonent ALBtelecom mënyra për t’u bërë pjesë e platformës së mësimit në distancë falas është fare e thjeshtë, përmes plotësimit të një formulari të shkurtër me të dhënat tuaja në www.albtelecom.al/kukasishtëpia dhe kjo funksionon në të gjitha pajisjet: smartphone, laptop, pc, tv.
ALBtelecom me një skuadër të dedikuar të shërbimit të klientit do verifikojë menjëherë çdo kërkesë dhe do t’ju mundësojë kodin tuaj unik për të aksesuar në platformën School Me, i cili do të jetë i vlefshëm deri në përfundim të vitit shkollor. Gjithashtu, të gjithë abonentët ALBtelecom do mund të lundrojnë falas në platformë, duke mos shpenzuar internet ndërkohë që ndjekin mësimin online.
School Me sjell mësimet në formë audio-vizuale me imazhe dhe filma, pyetësorë, ushtrime, laboratorë, njohuri plotësuese, shënime si dhe mundëson forume për çdo temë mësimore. Në këtë mënyrë, qëndrimi në shtëpi nuk ju pengon të merrni mësimet e klasave tuaja dhe të jeni bashkëveprues njësoj si ishit në shkollë.