Në lidhje me kriminalizimin e shpifjes për politikanët, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e sheh këtë draft të qeverisë si një tentativë të qartë për ti mbyllur gojën opozitës dhe kujtdo që kritikon qeverinë. Bylykbashi argumentoi se nëse një politikan dënohet me gjobë, ai humbet edhe mandatin e tij.
“Nëse zoti Rama do të kalojë në Parlament këtë ligj dhe shumë shpejt dhe ligjin për dekriminalizimin, mjafton që një deputet i opozitës të dënohet me një gjobë të thjesht, po për krim, se ka sharë lartmadhërinë ai humbet mandatin menjëherë. Çdo gjë, opozitarizmi do të shuhet për shkak se Edi Rama do ta kthejë këtë në një krim. Unë nuk besoj se ky është interesi i shqiptarëve”, tha Bylykbashi.
Sipas deputetit demokrat Oerd Bylykbashi kriminalizimi shpifjes dhe fyerjes është një shkelje e standarteve ndërkombëtare dhe se dispozitat aktuale për këto dy vepra duhen hequr fare nga kodi penal.
“Unë kam këtu raportin e fundit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 21 qershorit, i cili konsideron që dispozitat kundravajtje penale të kodit penal, ato që janë sot, me të cilat u dënua zoti Ristani e Paloka, janë në kudnërshtim em stadardet ndërkombëtare. Konventa ndërkombëtare për të drejtat civile dhe politike që ka të bëjë me lirinë e shprehjes dhe të opinonit. Është më shumë se liria e medias. Është liria e çdo individi për tu shprehur lirisht. Këtë sipas OSBE- ODIHR çdo lloj dispozite penale, cënon këtë të drejtë. Kjo dispozitë sot dhe jo kjo që sjell Edi Rama, është në kundërshtim me këto standarde”, tha Bylykbashi.