Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Prishtinë janë shënuar 15 raste, kur nënat e reja braktisin foshnjat e tyre, nga fillimi i vitit, deri në nëntor. Megjithatë, këto shifra janë më të ulëta krahasuar me 2014. Të dhënat zyrtare tregojnë se në Gjinekologji, vitin e kaluar nëna u bënë 19 femra të mitura, njofton Klan Kosova. Shifrat e sivjeme janë më të ulëta edhe përsa u përket lindjeve që u bënë nga nëna në moshën 18 vjeçe.
Në vitin 2015 u regjistruan 24 raste të tilla. 90 për qind e foshnjave që janë braktisur në qendrën klinike, bëhen, pa dëshirën e tyre, banorë të shtëpive strehuese.