Nga Mustafa Nano
Lajmi më i rëndësishëm i këtyre kohëve me koronavirus ka qenë një dhe vetëm një që ka të bëjë me presidentit Ilir Meta. Ky i fundit me arsyetimit se vendi është në një situatë të pazakontë dhe të paprecedentë dhe ka të drejtë pasi jemi në rrethana të tilla, ka bërë një kthesë të fortë, 180 gradëshe. Nga armiku i Edi Ramës, armiku më i madh pasi ai ka qenë opozitari numër 1 në Shqipëri, është shndërruar në një president që kërkon të bashkëpunojë me mazhorancn. Ka shumë njerëz që janë shqetësuar nga ky zhvillim interesant në politikën shqiptare.
Sipas meje këto njerësz shqetësohen gabimisht, pasi këto njerëz nuk shqetësohen se kanë në mëndje interesin publik apo të politikës shqiptare por kanë në mëndje interesat e tyre partizane. Këto në qaoftëse vjen puna te shqetësimi duhet të ishin shqetësuar kohë më parë, në kohën kur presidenti nuk ishte në binarët e kushtetutës,. Kushtetuta e përcakton qartë funksionin e presidentit si simbol kombëtar dhe nuk duhet të shqetësohen sot kur presidenti po e luan këtë rol me sjelljen e vet, me bashkëpunimin me mazhorancën.
Këto duhet të ishin të shqetësuar atëherë kur presidenti nuk gjeti kohë dhe të denonconte dy vendimet e paprecedenta të opozitës shqiptare që kanë qenë të paprecedenta jo vetëm për historinë e politikës shqiptare por edhe në historinë politike të botës. Është fjala për djegien e mandateve dhe të bojkotimit të zgjedhjeve lokale.
Duhet të ishin të shqetësuar atëherë kur ai nuk e ngriti zërin për këto vendime dhe pse e shprehu mospajtueshmërinë me këto vendime por nuk i dënoi, dhe nuk dueht të jetë e shqetësuar sot kur presidenti në një emision televiziv ka thënë se ato gabime ishin gabime fatale.
Këto njerëz duhej të ishin të shqetësuar atëherë kur presidenti premtonte me bujë në mënyrë spektakolare apo ndoshta linte dhe të nënkuptonte se ai kishte fuqi dhe kishte në plan që të shpërndante parlamentin, por në plan ai nuk e ka pas pasi nuk e ka kopetencën për ta shpërndarë. Këto njerëz nuk duhet të shqetësohen sot që presidenti ka kaluar në një fazë bashkëpunimi me mazhorancën.
Unë mendoj se kjo kthesë pavarësisht shqetësimit të shumë njerëzve veçanërisht atyre ne opozitës duhet mirëpritur por me dy kushte. Është e mirë që presidenti të bashkëpunojë me mazhorancën, por nuk është i mirëpritur si nuk mirëpritet asnjë president i bërë njësh me mazhorancën, siç nuk u mirëprit ky president kur u bë njësh me opozitën, por sidomos me mazhorancën ne nuk duam një president të bërë njësh me mazhorancën.
Ka sa të duash zëra publikë, mediatike dhe institucional që janë bërë njësh me mazhorancën nëse dhe presidenti do të bëhej njësh do të ishte një zhvillim i frikshëm. Kushti i dytë është se ne nuk duam që normalizimi i funksionit të presidencës të shoqërohet me një “normalizim”, tjetër me atë të LSI-së e cila ka qenë në aleancë me PD dhe elementë të tjerë opozitarë.
Shumë njerëz mund të thonë se për shkak të normalizimit të presidencës mund të ndodhë “normalizimi”, i LSI duke nënkuptuar që ajo mund të kalojë me PS-në. Unë nuk e di nëse vendit i duhet LSI-ja apo jo, unë nuk e di nëse vendi ka nevojë për një aleancë mes PD-së dhe LSI-së por unë di që kjo që them është se dua të përfaqësoj edhe mendimin e shumë njerëzve, di që nuk i duhet një aleancë mes PS-së dhe LSI-së, kjo aleancë ka ekzistuar dhe është konsumuar dhe nga sherret mes përfaqësuesve të dy partive.
Presidenti i Republikës quhet Ilir Meta dhe ai ëhstë një ndër personazhet kryesore të politikës shqiptare në harkun e 30 viteve të fundit, ai ka bërë beteje të pafundme politike dhe elektorale ai është pjesë e rëndësishme e memories elektorale të vendit në harkun e 30 viteve të fundit dhe ai për shkak të kësaj ka marrë një sëmundje profesionale për të bërë beteja, që i ka vijuar dhe në kohën që ishte president beteja politike, por kjo ka qenë e gabuar dhe e ka ndotur keq funksionin e presidencës dhe e ka bërë Ilir Metën të jetë presidenti më i keq që ne kemi pasur nga viti 1997.
Funksioni i presidentit nuk duhet të ndotur dhe mënyra më e mirë është që të bësh beteja politike në favor të palëve, ne nuk duam një president që të bëhet palë me mazhorancën apo opozitën.Nëse presidenti ka shqetësime të natyrës opozitare që i konsideron si përparësore dhe të shenjta është legjitime ta mendojë kështu por është legjitime që ai të kthehet menjëherë aty jku ka qenë dhe të bëjë beteja që i ka zhvilluar. Beteja të tilla nuk duhen zhvilluar nga zyra e presidencës.
sh lir floriri I tille ka qene eshte e do te jete,i tille jane paardhesit e dulles,ktu ska gje per tu habitur.