Policia Kufitare në Durrës parandaloi trafikimin e një sasie preh 10 kilogramësh lëndë narkotike të llojit kanabis-sativa. Gjatë operacionit të zhvilluar në vijën e dytë të portit, Policia prangosi shtetasin Besnik Doçi, 28 vjeç, të cilit gjatë kontrollit në automjet iu gjet sasia e drogës.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, efektivët e Policisë Kufitare kryen kontroll të imtësishëm të mjetit me targa AA 298 KH, në të cilin u gjetën të fshehura në kroskot dhe parakolp 17 pako gjithsej me lëndë nakrotike.
Ja njoftimi i Drejtorisë së Policisë
Durrës.
Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Sekuestrohet në Portin e Durrësit 10 kg Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Policia Kufitare dhe Sektori për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, në kuadër të goditjes së rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, më datë 11.11.2015, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të mëposhtëm:
-Besnik Doçi 28 vjeç, banues në Mamurras,Kurbin.
Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi:
Më datë 11.11.2015, në vendin e quajtur vija e dytë në P.K.K. Porti Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Ford me targa AA 298 KH, në brendësi të kroskotit dhe të parakolpit, i’u gjetën dhe i’u sekuetruan në cilësinë e provës materiale 17 pako të mbeshtjella me qese celofoni me peshë:
-10 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.