Tifogrupi prishtinas “Plisat” ngjyros Prishtinën me ngjyrat kuq e zi. Grupi i zjarrtë i tifozëve po punon që t’i bëjnë një pritje të veçantë Kombëtares Shqiptare në prag të ndeshjes vëllazërore kundër Kosovës. Sipas pjesëtarëve të tifogrupit, rreth 5 mijë flamuj shqiptarë janë vendosur në pjesë të ndryshme të kryeqëndrës kosovare për të krijuar një atmosferë sa më festive.
Inisiativa e “Plisave” synon që të bashkojë sa më shumë shqiptarë nga të dyja anët e kufirit dhe për të dhënë mesazhin e bashkimit në prag të ndeshjes historike mes Kombëtares Shqiptare të kualifikuar për në Euro 2016 dhe asaj të Kosovës. “Plisat” janë një prej tifogrupeve më aktive në mbështetje të Kombëtares Shqiptare.