Pas debateve të shumta që ka zgjuar një projekligj i ri i qeverisë në lidhje me kriminalizimin e shpifjes, ka reaguar për herë të parë Kryeministri. Kreu i qeverisë, në një postim në rrjetin social Twitter ka thënë se kriminalizimi i shpifjes nuk ka të bëjë fare me shtypin apo gazetarët, por vetëm me politikanët. Kësisoj Rama ka sqaruar se shpifja në projekligjin që qeveria ka depozituar në Kuvend, do të ketë të bëjë vetëm me politikanët dhe jo me shtypin e gazetarët.
Sakaq Kryeministri i kërkon ndjesë publikut për keqkuptimin që u krijua në lidhje me kriminalizimin e shpifjes dhe projekligjin e qeverisë.
“Edhe neni perkates duhet te reflektoje kete qellim qe e kam shprehur publikisht me kohe. Ndjese qe ka hapur shteg per nje keqkuptim te madh!”- shkruan Rama në faqen e tij në Facebook.
Më poshtë postimi i parë i Kryeministrit Rama në Twitter:
“Asnje lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes! Jo, shpifja duhet te jete veper penale per çdo politikan qe paguhet me taksat e popullit!”- shkruan Rama në Twitter