Propozimi i qeverisë Rama për të rikthyer shpifjen si vepër penale që dënohet deri në 3 vite burg, ka sjellë reagime jo vetëm të gazetarëve dhe opinionit publik, por edhe të pjesëtarëve të koalicionit qeverisës.
Deputetja më e re e Parlamentit, Kejdi Mehmetaj, ka shprehur hapur kundërshtitë e saj në lidhje me këtë nismë. Në një postim të sajin në rrjetin social “Facebook”, deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka shkuar edhe më tej teksa ka shprehur bindjen e saj se LSI do të jetë kundër kësaj nisme.
Mbetet vetëm të presim reagimin zyrtar të kësaj force, për të kuptuar nëse çështja në fjalë do të shndërrohet në përplasjen e radhës brenda mazhorancës pas debatit për ndryshime në qeveri. Pa votat e LSI, mazhoranca nuk mund ta kaloj këtë ndryshim në Kodin Penal.
Ja postimi i Mehmetaj në Facebook
Jam e bindur se Levizja Socialiste per Integrim do jete kunder cdo lloj nisme qe shpifjen e denon me burg!
Shpesh pergjate ketyre dy viteve si pjese e Kuvendit te Shqiperise kam degjuar shpifje ndaj meje. Ne te gjitha rastet te PADREJTA! Megjithate, une zgjodha te jem figure publike dhe kur e bera kete zgjedhje mora gjithashtu persiper te perballem me komente dhe reagime negative. Te qenurit funksionar i larte apo i zgjedhur, te ben te jesh vazhdimisht ne lufte politike dhe lufta nuk eshte gjithmone e drejte. Gjithkush mund te shpif ndaj meje (ndoshta edhe me keq sec eshte bere deri tani), por a mund te barazohet fjala me lirine? Padyshim qe nuk duhet te jete kaq e thjeshte shpifja, prandaj per kete ka procedura ligjore qe e denojne, por nuk do isha kurresesi dakort qe keto masa te ishin ekstreme deri ne heqjen e lirise.