Presidenti Meta ka theksuar sot se shqetësimi i tij i parë, por edhe i qytetarëve, në këtë situatë të jashtëzakonshme është shëndeti i cdo personi, por edhe ai i ekonomisë.
Në përgjigje të pyetjes së medias, se si po e menaxhon kryeministri Rama këtë situatë, dhe a po i jep ai vetes më shumë pushtet, presidenti ka dhënë këtë përgjigje:
“Shqetësmi im por besoj edhe juaji është shëndeti i cdo qytetari dhe i ekonomisë sonë, se nga kjo varet shëndeti i ekonomisë personale dhe I cdo familjeje. Kjo nuk është koha për të përdorur apo keqpërdorur cilido një krizë të tillë për qëllime pushteti, do të ishte e papërgjegjshme për secilin që do te përdorte apo keqpërdorte”- tha Meta, gjate konferences se sotme per mediat, ku njoftoi dekretimin e ndryshimeve ne Kodin Penal.
Mendoni se Rama e ka keqpërdorur?– pyeti gazetarja
“Më duket se isha I qartë në përgjigje”- tha presidenti.
g.kosovari