Numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 116, ku tre persona humbën jetën ditën e sotme.
Ms viktimave ishte një burrë 66-vjeçar nga Serres, i cili ishte shtruar në spital në ICU Covid-19 në spitalin “Agios Dimitrios” në Selanik, dhe raportohet se nuk vuante nga ndonjë sëmundje themelore.
Ndërkohë një 74 vjeçar vdiq mesditën e sotme në spitalin AHEPA, ku po kurohej.
Edhe për 74-vjeçarin raportohet se nuk vuante nga një sëmundje themelore. Më herët, është raportuar për vdekjen e një një gruaje 67-vjeçare e cila ishte e shtruar në spitalin Papanikolaou.
Ajo raportohet se vuante nga mbipesha , që i përkeqësoi ndjeshëm shëndetin.
g.kosovari