Minjtë janë të paftuar në shtëpi për shumë njerëz, por për kinezët janë ushqim i shijshëm.
Që prej shpërthimit të koronavirusit, disa i kanë konsideruar si përhapës të sëmundjes, por në Kinë kanë vëmendje të madhe për “vlerën ushqyese”.
Dhjetëra fermerë i rritën, shefat e kuzhinës i gatuan në mënyra të ndryshme dhe përdoruesit e internetit festuan “100 arsyet për ti ngrënë” derisa pandemia bllokoi tregtinë.
Minjtë kinezë bambu ose “zhu shu” në gjuhën mandarin njihen për trupin e shëndoshë dhe faqet e mbushura. Një specie e egër brejtësish ushqehet me bambu, të cilët janë minj të mëdhenj dhe mund të peshojnë deri në pesë kilogram dhe të rriten në 45 centimetra.
Ata nuk janë një pjatë e re në Kinë. Thuhet se ngrënia e minjve bambu ishte një zakon i përhapur në Dinastinë Zhou, raporton Daily Mail.
Sipas mjekësisë kineze, trupi i tyre mund të detoksifikojë trupin dhe të përmirësojë funksionet e stomakut dhe shpretkës.
Përfitimet shëndetësore janë regjistruar në enciklopedinë mjekësore kineze “Ben Cao Gang Mu”, e shkruar nga farmakologu dhe mjeku i njohur Li Shizhen në shekullin e 16-të.
Libri përshkruan minjtë si ‘brejtës me madhësi lepuri që shumë njerëz i hanë dhe kanë shije si rosat’.
/a.r