Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3 viktima dhe 36 raste të reja me Covid-19 në vend.
Viktimat janë një 85-vjeçare nga Kumanova, një 77- vjeçare nga Krusheva, ndërsa viktima e tretë ishte nga Llabunishta.
Numri i përgithshëm i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 49.
Nga rastet e reja, 22 prej tyre janë në Shkup, 4 në Kumanovë, nga 3 në Prilep, Veles dhe Strugë dhe 1 në Manastir.
Përfshirë të dhënat paraprake numri i të infektuarve ka shkuar në 1,117.
g.kosovari