Qeveria greke kerkon nje marreveshje me palen shqiptare per hapjen e kufijve vetem per shqiptaret te cilet jane punetore sezonale.
Ministri grek i Bujqësisë Makis Voridhis eshte shprehur i shqetesuar pasi mbyllja e kufijve me vendin tone per shkak te koronavirusit demton vjeljen e frutave dhe perimeve duke pasur impact edhe ne renien e ekonomise se vendit fqinj.
MAKIS VORIDHIS
MINISTER GREK I BUJQESISE
Kemi një shqetësim në Greqi kryesisht për muajin tjetër, sepse kufijtë me Shqipërinë janë mbyllur. Ne jemi duke punuar për të gjetur një skemë në mënyrë që nga njëra anë të vijnë shqiptarët, por nga ana tjetër masat shëndetësore të mos dëmtohen. Ata do të vijnë me një proces më të kontrolluar, të cilin do ta bëjmë sa më fleksibël.
Ministri grek ka treguar ne nje interviste radiofonikese si do te ndodhe konkretisht marrja e fuqise punetore sezonale nga Shqiperia.
MAKIS VORIDHIS
MINISTER GREK I BUJQESISE
Shqiptarët do të karantinohen për një kohë, e me pas do t’i nënshtrohen një testi, pasi të rezultojnë negative do të dalin në fusha. Prodhuesit greke e pranojnë këtë zgjidhje. Ne do të shohim në cilën kohë do të pajtohemi me Komitetin e Specialistëve të sëmundjes infektive, por gjithashtu kemi nevojë për një marrëveshje me Shqipërinë për kontrollet efektive të kufijve .
Greqia ka nevojë për më shume se 50.000 punonjës sezonale në vit në sektorin bujqësisë. Në shumicën dërrmuse forcat e krahut janë nga Shqipëria.
Ne fillim te muajit prill edhe Gjermania deklaroi se do të lejojë që punëtorët e huaj të hyjnë për të ndihmuar në korrjen e frutave dhe perimeve në ferma: 40,000 punëtorë sezonalë në prill dhe 40,000 të tjerë në maj.
Komisioni Evropian gjithashtu u kërkoi anëtarëve të BE-së që të lejojnë hyrjen e qindra mijëra punëtorëve sezonalë, pavarësisht masave për të parandaluar përhapjen e virusit.