Në vijën e parë të luftës me koronavirusin mbeten mjekët, të cilët punojnë pa pushim për të trajtuar pacientët e infektuar.
Ndërkohë që pjesa më e madhe qëndron në shtëpi, ata po vënë veten në rrezik për të shpëtuar jetën e të tjerëve. Një video e një familje që është bërë virale tregon një vajzë të vogël që ecën drejt derës së shtëpisë.
Nga ana tjetër, ndodhet babai i saj mjek, i pajisur me maskë dhe me veshjet e punës i cili e përshëndet me dorë.
Vogëlushja tenton të hapë derën pasi dëshiron të takojë babain dhe ta prekë, por nuk mundet dhe fillon të bërtasë e të qajë.
Për të mbrojtur familjen e tij, ka zgjedhur që të distancohet pasi e di se është gjëja më e mirë që mund të bëjë. Ai i jep një puthje nga larg ndërkohë që vajza sërish tenton të hapë derën.
Pamjet janë bërë virale dhe shumë përdorues të rrjeteve sociale janë prekur. Disa thonë se kanë shpërthyer në lot për shkak të veprimit, por rëndësia e distancimit social mbetet një prej rregullave më të mëdha në këto ditë.