Deputeti i listës “Basha” Kujtim Gjuzi, ligjvënës i vendosur në listën zgjedhore të Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2017, ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku pretendon se ka bërë një zbulim të madh.
Pas miteve, hamendësimeve, studimeve dhe gjetjeve të shumta arkeologjike mbi Romën e lashtë, Gjuzi i ka hedhur poshtë duke nxjerrë një teori të re mbi themelimin e saj.
Ai tha se ndërtimin e saj e ka bërë komuniteti rom.
“Përshëndes Romët që ndërtuan edhe Romën e lashtë”, lëshoi Gjuzi shkurt dhe thjeshtë, duke e lënë popullin ta përtypte vetë të vërtetën e madhe.
Gjuzi është kryetar i Partisë Konservatore, i cili hyri në parlament përmes listës së Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, ku ai ishte i përzgjedhuri i kryedemokratit Lulzim Basha nën sloganin “Republika e re”.
Ndërkohë, kujtojmë se ai është deputet i Republikës së Shqipërisë dhe paguhet nga taksapaguesit shqiptarë.
Për më tepër, ndiqni videon më poshtë:
Humorist eshte ky apo deputet?