Danimarka është vendi i parë që ka nisur planin për rihapjen e shkollave. Mediat vendase shkruajnë se edhe pse në këtë vend Covid-19 ka shënuar 266 viktima po shkollat do të hapen pavarësisht kësaj.
Pjesë e planit për lehtësimin e masave drastike do të jetë edhe hapja e çerdheve. Deri më tani janë hapur 35% e shkollave në Kopenhagen, pasi të tjerat kanë kërkuar më shumë kohë. Por, deri më 20 rill të gjitha shkollat do të jenë hapur, bashkë kopshtet e çerdhet.
Gjithsesi, Danimarka nuk ka ardhur planin e masave edhe pas hapjes së shkollave. Çdo bankë duhet të jetë rreth dy metra larg njëra-tjetrës dhe në pushime, nxënësit nuk duhet të grumbullhen në grupe.
Deri më tani, në Danimarkë 266 persona kanë humbur jetën, ndërsa 6.706 janë të infektuar.
Kufizimet e tjera, si ndalimi i tubimeve në masë, mbeten, por autoritetet qeveritare thanë se numri i njerëzve të shtrirë në spital, si pasojë e koronavirusit, është në rënie dhe se kufizimet e tjera mund të hiqen së shpejti.
Këtë javë, masat e izolimit kanë nisur t’i lehtësojnë edhe disa shtete të tjera evropiane, përfshirë: Italinë, Austrinë dhe Spanjën.
Perkunder kesaj tentative per lehtesim masash, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka zgjatur izolimin atje deri më 11 maj, nderkohe qe Britania deri se paku me 7 maj.
g.kosovari