Policia e Shtetit në kuadër të masave kundër përhapjes së COVID-19 ka gjobitur 253 shtetas të cilët nuk e kishin lejen e nevojshme, si edhe u ka bllokuar mjetet e hequr lejet e drejtimit 16 shtetasve.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 16 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.
Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 253 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.’, njoftoi Policia e Shtetit.
g.kosovari