Në këto ditë të vështira për të ghithë, Bashkia Tiranë vijon çdo ditë shpërndarjen e pakove me ushqime në çdo cep të kryeqytetit. Jo vetëm në qytet, por edhe në fshatin më të largët të Tiranës po dërgohen ndihma ushqimore për familjet në nevojë, familjet me persona me aftësi të kufizuara, për të moshuarit e vetmuar, familjet me ndihmë ekonomike dhe familjet e dëmtuara nga tërmeti.
Në mënyrë që askush të mos detyrohet të dalë nga shtëpia, për të shmangur epideminë që ka përfshirë gjithë botën, ekipi i Bashkisë Tiranë dhe vullnetarët dalin në terren për t’i ardhur në ndihmë çdokujt që ka nevojë. /e.s/
Po ca jane keto perralla, ka me qindra familje qe kane nevoje per buke, dhe bashkia ben shfaqje me ca qese qe ja u japin simpatizanteve, nuk ka asnje transparence, dhe si gjitmone perfitojne nga fatrkeqesite. Turp mos luani me fatkeqesine se nje dite do ju kthehet ne bumerang. Zhgenjyese si institucion.