Spanja ka regjistruar 517 vdekje nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 17,489 shifrën totale të viktimave.
Kjo është shifra më e ulët që është raportuar që prej shpërthimit të pandemisë.
Po gjatë këtyre orëve, janë regjistruar 3,477 raste të reja me Covid-19. Numri total i të infektuarve në Spanjë ka arritur në 169,496.
Vihet re një ulje e shifrave pasi një ditë më parë kishte 100 viktima më shumë. Të dhënat e orëve të fundit tregojnë se gjendja në Spanjë po stabilizohet.
Spanja mbetet me shifrën më të lartë të të prekurve dhe viktimave në Europë.
g.koosvari