Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka prezantuar kryeinfermierin, Ilir Velsula, i cili po punon në vijë e parë të luftës kundër koronavirusit tek spitali Infektiv. Nga fotot shihen qartë shenjat e gjakosura që kanë lënë përdorimi i maskave mbrojtëse.
“Kryeinfermieri Ilir Velsula punon pa u lodhur çdo ditë në vijën e parë të frontit në shërbim të pacientëve të prekur nga #COVID19 në spitalin infektiv, me sakrificë e përkushtim, me misionin për të shpëtuar jetë
#Infermirët po bëjnë një punë heroike në përballjen me #covid19
#FORCA
#JemiMeJu”, shkruan Manastirliu krahas fotove. /e.s/