Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës një 19-vjeçare shtatzanë së bashkë me bashkëshortin e saj kanë kaluar natën në ambjentet jashtë kufirit në tokën neutrale.
”Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Gjirokastër, 19 vjeçarja ka pasur komplikacione të rënda shëndetësore, temperaturë, ethe dhe simptoma të tjera të ngjashme me Covid-19. Kjo ka alarmuar stafin e pikës së kalimit kufitar në Kakavijë, të cilët menjëherë kanë lajmëruar Urgjencën Kombëtare. Kjo e fundit ja ka përcjellë shqetësimin Drejtorisë së Shëndetit Publik të Gjrokastrës të cilët sot në mëngjes janë gjendur në pikën kufitare dhe kanë marrë tamponet përkatëse për 19-vjeçares dhe bashkëshortit të saj dhe janë dërguar në Tiranë”, informon Ora News.
Sipas mjekut të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Gjirokastër vajza mund të ketë të tjera simptoma, që nuk lidhen me Covid-19, për shkak të qëndrimit jashtë natën.
Deri në orën 11:00 çifti vijon të qëndrojë në pikën kufitare të Kakavijës pasi kërkohet ndërhyrja e shtetit.
Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se në vendin tonë ka patur vetëm një rast të një gruaje shtatzënë me koronavirus, e cila është shëruar.
g.kosovari