70-vjeçari Stanley Chera, një nga njerëzit më të shquar sa u takon pasurive të patundshme në New York City, si dhe donatori republikan që themeloi Acown Acownitions, ka ndërruar jetë pas infektimit nga Covid-19.
Lajmi bëhet me dijeni nga një burim i afërt i Chera-s për CNN-in, ku mësohet se i ndjeri pati përkeqësim të simptomave. Cher njihej po kështu në mbarë opinionin publik si miku i presidentit Donald Trump.
Përgjatë viteve 2016-2019, Chera dhuroi një total prej 402.800 dollarë për Donald J. Trump, për President Inc dhe Trump Victory, organizata të dedikuara për të mbështetur presidencën e Trump, sipas të dhënave të Komisionit Federal të Zgjedhjeve. Chera foli për Trump në Paradën e Ditës së Veteranit në New York City, nëntorin e shkuar, duke e quajtur presidentin “mikun tim të dashur”.
Nga ana tjetër, Trump e cilësoi Chera-n, në një tubim të vitit 2019 në Grand Rapids, Michigan, si “një nga ndërtuesit më të mëdhenj dhe njerëzit më të rëndësishëm të pasurive të patundshme në botë”. /e.s/