Ditën e sotme u njoftuan edhe oraret e reja të izolimit. Nga e hëna në të premte bizneset ushqimore, bankat dhe farmacitë do të jenë të hapura deri në orën 17:30. Ndërsa duke filluar nga ora 17:30 të së premtes dhe deri në orën 5 të mëngjesit të së hënës i gjithë vendi do të jetë në izolim total.
Për monitorimin e zbatimit të masave Policia e Shtetit do të kontrollojë gjithë territorin e vendit me anë të dronëve.
Sipas “News24” kontrollohet me kamera me rezolucion të lartë. Droni ka kamera, që ka pamje të qarta nga sipër, ku fluturojnë. Ata (dronet) janë të pajisura edhe me magnitofon, që mund të përcjellin mesazhe audio, e ku kalimtarët paralajmërohen.
Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka kërkuar forcime në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë, pasi në këta rrethe ka pasur raste më problematike. Vendi do të futet në karantinë të plotë në fundjavë dhe pritet që terreni të monitorohet me anë të dronit.
Masat janë marrë më të ashpra, pas rastit të Vlorës, ku disa persona luajtën futboll, edhe pse jemi në kushte të karantinës.
Janë marrë masa edhe për policët, që të dezinfektohen në mënyrë të rregullt. Deri tani ka 8 policë të infektuar me Covid—19 dhe fatmirësisht nuk kanë komplikacione të rënda. /e.s/