Pas qytetit të Tiranës që mban numrin rekord me numrin më të lartë të personave të prekur me koronavirus, qyteti i dytë është Shkodra.Deri tani në total në kryeqendrën e veriut janë konfirmuar 57 raste.
Zgjedhin të rrezikojnë jetën e tyre, për të bërë një selfie, burri mbetet i varur në katin e 15 të një pallati, ja çfarë ndodh për disa minuta
Për të parë nga afër situatën me rregullat e karantinimit, Shkodrën e kanë vizituar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku.
Ndërkohë dy ditë më parë qeveria shkarkoi nga detyra prefektin e Shkodrës, Çesk Millja. Për të menaxhuar me efikasitetin më të lartë situatën në Qarkun e Shkodrës, qeveria ka vendosur të ngarkojë me detyrën e koordinimit dhe të drejtimit të përpjekjeve të gjithë degëve territoriale të qeverisjes në këtë qark zëvendësministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. /e.s/