Edhe pse Milan ka shumë probleme në aspektin ekonomik, sipas Tuttosport, në merkaton e ardhshme do të kemi përsëri një derbi. Sipas tyre, klubi i Milanit do e sfidojë Interin për lojtarin e Brescias, Sandro Tonali.
Mbase Milani nuk ka fuqinë ekonomike të Interit, por ata do të luajnë karten e ‘titullarit’ me italianin duke i ofruar formacionin dhe për Brescian disa lojtarë në këmbim plus 25-30 milionë euro. Sipas Tuttosport, Milan është një pretendent serioz kshu që Inter dhe Juventus duhet ta marrin seriozisht konkurencën e klubit kuqezi.
Ndërkohë, drejtuesit e Interit kanë pasur jo pak kontakte me agjentin e Tonalit me të cilin ka pasur ne te kaluaren jo pak operacione. Presidenti i Brescias, Cellino kërkon 70 milionë euro, një shifër që nuk do të paguhet nga asnjë skuadër, sidomos nëse Brescia bie në Serie B, atëherë ata do të jenë të detyruar ta shesin për shumë më pak.
g.kosovari