Banorët e fshatit Seferan pasditen e sotme kanë gjetur pa jetë një person në liqen. Viktima është 25-vjeç me inicialet E.H. nga fshati Hysë.
I riu pa shenja jete është pikasur nga banorët e fshatit, të cilën lajmëruan policinë. Dyshohet se i riu vuante nga probleme mendore.
Trupi është nxjerrë nga liqeni nga policia dhe banorët e zonës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat. Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Elbasanit.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në liqenin e Belshit nga shërbimet e policisë është gjendur i mbytur shtetasi E.H., 25 vjeç, banues në Belsh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari