Fëmijët e pasur të elitës sunduese të Venezuelës u infektuan me koronavirus në një parti në Karaibe, ku u konsumua edhe drogë.
Presidenti socialist, Nicolas Maduro, pranoi e të gjithë të pranishmit në festë kanë testuar pozitiv me koronavirus.
Ekziston frika se në rast të një shpërthimi të madh të sëmundjes në Venezuelë, sistemi shëndetësor nuk do të jetë në gjendje ta përballojë situatën, pasi shumë spitale nuk kanë ujë, energji elektrike si edhe pajisje mjekësore, shkruajnë mediat e huaja.
Nuk është ende e qartë se si u infektuan të rinjtë, por një gjë është e sigurt, infektimi i tyre ka shqetësuar jo pak qeverinë e Maduros.
Ndërkaq, javën e kaluar policia arrestoi disa të rinj të cilët organizonin festa të shoqëruara me orgji dhe drogë, në një apartament që i përkiste elitës së lartë shëndetësore. Gjatë kontrolleve të policisë u gjetën një pistoletë, doza droge si edhe tetë femra që dyshohet se ishin prostituta.
Në lidhje me këtë ngjarje policia në Venezuelë arrestoi 18 persona.
g.kosovari