Ka shkuar në 21 numri i mjekëve të shëruar nga koronavirusi, ndërsa tre prej tyre kanë lënë spitalin ditën e sotme.
Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Edhe 3 personel shëndetësor janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në IShP. Shkon në 21numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga COVID19. Deri tani 116 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19“, shkruan Manastirliu.
Deri më tani në vendin tonë numërohen 377 persona të infektuar me koronavirus në vend, 21 kanë humbur jetën, ndërsa 116 janë shëruar.
g.kosovari