Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin paralajmëron se sezoni i Champions League dhe Europa League 2019/ 2020 mund të mbyllet.
Ceferin në një intervistë për ZDF tha se ndeshjet e mbetura mund të luhen në qershor apo korrik me dyer të mbyllura dhe stadiume bosh por jo në shtator dhe tetor.
Sipas tij është mirë që të luhen ndeshje tani me dyer të mbyllura pasi sjell energji pozitive tek njerëzit në kohë karantinimi.
“Fakti është që nuk dimë shumë për këtë situatë. Po presim zhvillimet e kësaj situate të tmerrshme në botë, kryesisht në Europë. Është ende mirë që ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura dhe në TV. Dhe kjo do të jetë në qershor apo në korrik. Nuk mund t’i luajmë në shtator apo në tetor”, tha Ceferin.
Finalet e 2 kompeticioneve të rëndësishme europiane ishin parashikuar të luheshin në maj por u shtynë për në qershor teksa dhe EURO2020 u shty për në 2021.
g.kosovari