Zyrtarët amerikanë konfiskuan 200 000 maska mjekësore të porositura nga Qyteti i Berlinit në Bangkok, tha Andreas Geisel, zyrtari gjerman, i cili gjithashtu ka status federal, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për “pirateri moderne”.
Maska FFP-2, të cilat mbrojnë nga infeksioni, ishin të destinuara për policët e Berlinit, tha Geisel.
Berlini i porositi ato nga një kompani amerikane dhe pagoi për to, shtoi ai.
Sipas Tagesspiegel, maskat janë bërë në Kinë.
Geisel sulmoi SHBA në një deklaratë, duke thënë se ata e shohin këtë “si një akt piraterie moderne”.
“Nuk duhet t’i trajtoni kështu partnerët tuaj transatlantikë. Ne nuk duhet të udhëhiqemi nga metodat e Perëndimit të egër madje edhe në kohë krizash globale,” tha Geisel, duke i kërkuar qeverisë gjermane që t’i kërkojë Uashingtonit të respektojë rregullat ndërkombëtare.
Berlini nuk është rajoni i vetëm që ankohet për një sjellje të tillë.
Politikanët francezë kanë akuzuar së fundmi SHBA për blerjen e furnizimeve me maska mbrojtëse të destinuara për Francën.
Për më tepër, Uashingtoni ka kërkuar me ligj nga konglomerati amerikan 3M për të furnizuar SHBA me sa më shumë maska të tipit N-95 që mund të përdoren në spitale.
Kompania prodhon gjithashtu maska në Kinë.