Nga Alban Ylli
Per te pasur nje kendveshtrim me te plote mbi ate cka po ndodh me qarkullimin e virusit SARS –CoV-2 sot ne Shqiperi, ndihmon zgjerimi i analizes ne prirjen e epidemise ne vende te ndryshme. Kemi perdorur te dhenat e peditesuara nga Qendra Europiane e Kontrollit te Semundjeve (ECDC), nje institucion i Bashkimit Europian.
Kurbat e epidemise mund te ndahen ne disa kategori lidhur me fillimin e qarkullimit intensiv te virusit dhe strategjive te kontrollit. Megjithate, te gjitha vendet, me perjashtim te Kines dhe Korese se Jugut, kane te perbashket faktin se askund nuk verehet renie e qendrueshme e rasteve ditore te konfirmuara.
Ne disa vende rastet rriten ne menyre eksponenciale, megjithese kohezgjatja e qarkullimit nga data e rastit 0 mund te jete shume e ndryshme. Ne keto vende masat drastike jane ndemarre me vone dhe/ose qarkullimi intensiv ka filluar me vone. Ne kete kategori perfshihen SHBA, Suedia, UK, Rusia, Turqia, Izraeli, India, Brazili apo Algjeria. Danimarka, pas nje rritje te shpejte ne gjysmen e pare te marsit perjetoi nje ulje, por serish prej dy javesh eshte ne rritje eksponenciale. Edhe Franca, Kandaja e Portugalia paten numrin me te larte te rasteve ditore te raportuara ne 30 mars, megjithese prirja nuk eshte ndjekut ne 1 prill.
Ne nje kategori vendesh verehet qe pas nje rritje masive te rasteve permes nje kurbe eksponenciale, duket se ka filluar frenimi. Keto vende kane perjetuar nivele shume te larta te incidences dhe te vdekshmerise. Ne disa nga keto vende frenimi ka disa disa dite qe ka filluar. Nuk ka rritje te rasteve nga dita ne dite. Tipike ne kete kategori jane Italia ku verehet nje ulje e paqendrueshme dhe Spanja ku ka ka frenim. Vende te tjera me tipare te ngjashme jane Hollanda, Belgjika, Zvicra, Austria. Ketu mund te futen edhe vende te tilla si Indonezia, Malajzia, Filipinet, Australia apo Hong Kongu ne Lindjen e Largme
Gjermania, pas nje prirje rritje te paqendrueshme dhe arritjes se nje numri maksimal rastesh, para disa ditesh, eshte rikthyer serish ne rritje dy ditet e fundit. Norvegjia gjithashtu.
Nje grup i madh vendesh kryesisht ne Europen Lindore, perfshi vendin tone, nuk e kane perjetuar rritjen e madhe te rasteve te verejtur ne Europen Perendimore apo gjetke. Pergjithesisht rastet e para ne keto vende jane konfirmuar me vone (2-4 jave me vone). Ne disa nga prej tyre vijon te verehet rritje me luhatje; Rumania, Polonia, Maqedonie, Serbia, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria etj. Geqia pas nje rritje te shpejte ne javen e dyte te marsit, shenoi renie te perkoheshme, por rastet po rriten serish ne menyre te qendrueshme. Ne Kroaci rastet u rriten me kater here brenda nje dite ne 22 mars, por me tej kane qendruar ne kete nivel. Ne vendin tone rastet filluan te rriten per 5 dite rresht ne menyre eksponenciale ne 21 mars, U pergjysmuan menjehere ne 26 mars, por vijojne te rriten ne menyre jo te qendrueshme
Kina dhe Korea pas perjetimit te kurbave te plota epidemike, prej disa javesh vijijne te raportojne nje numer relativisht te ulet rastesh (i shoqeruar me numer te rendesishem vdekjesh), prej disa javesh.
Megjithese disa shenja te sjelljes se epidemise nga Covid 19 ne vende te ndryshme mund te duken inkurajuese, duhet parasysh se:
Pandemia nuk ka pamjen e nje vale qe ulet dhe ngrihet ne te njejten kohe ne te gjitha vendet e botes. Ajo e shpreh potencialin e saj ne vende te ndryshme ne varesi te kohes qe i eshte dashur virusit te krijoje nje rezervuar qarkullimi te qendrueshem ne popullata te ndryshme, para se kaloje ne qarkullim intensiv. Masat e distancimit social apo fizik jane nje element shume i rendesishm qe me siguri po ndikon ne frenimin e epidemise ne shume vende ku ato jane marre heret ne kohe. Megjithate, duket se kurbat e epidemise po mbahen deri diku ‘te shtypura’ dhe vlerat e R0 relativisht te uleta, nderkohe qe virusi ende nuk e ka shprehur potencialin e vet.
Duke ruajtur potencialin e vet, qarkullimi i virusit mund te jete duke u sjelle si nje suste e shtypur nen efektin e masave drastike te distancimit social. Nese keto masa do te lehtesoheshin para kohe, pa u zevendesur me nje qasje re re, me siguri virusi do te fillonte shpejt te qarkullonte ne menyre intensive me gjithe pasojat perkatese.
Me afrimin e veres dhe ndryshimin e kushteve te motit, potenciali i sustes per te shperthyer serish, do te zvogelohej shume, por eshte ende shpejt per te perfituar nga kjo.
Nderkohe qe distancimi po funksionon, virusi vijon te replikohet ne individet e infektuar dhe te qarkulloje ne shkalle te reduktuar ne komunitet apo ne familje. Do te duhen disa jave qe zinxhiri i trasmetimit te nderpritet ne menyre te qendrueshme. Do te duhej te observonim renie te qendrueshme per rreth dy jave para se te rekomandohej hapja graduale e shoqerise dhe kthimi ne normalitet.
Organizata Boterore e Shendetesise rekomandon qe nderkohe qe situate mbahet nen kontroll permes masave drastike mbi gjithe shoqerine, eshte e nevojshme te rriten pergatitjet dhe kapacitetet, per t’i zevendesuar ato gradualisht me pershkallezim te masave specifike te shendetit publik ne komunitet.
Se fundi, faktet tregojne qe virusi SARS-Cov19 do te vijoje te qarkulloje dhe shkaktoje deme shendetesore ne shkalle me te ulet edhe kur vemendja e shoqerise te jete larguar prej tij. Masat do te duhet te vijojne edhe ne kujdesin spitalor.
Alban,
Duke te pershendetur! Mire analiza e OBSH-se, por duhej te kishim pasur edhe nje analize dinamike te perditesueshme te epidemise ne vendin tone. Kjo do te na ndihmonte te gjitheve te ndiqnim dinamiken e saj. Kjo do te ishte qetesuese per publikun me shume se çdo analize per vendet tjera, te cilat kane edhe ato rendesine e vet.
Analiza shume e mire dhe besoj se ketu dalin dhe disa mesime te vyera per nevojen e inteligjences kolektive ne lidhje me kete pandemi. Fakti qe vendet nuk jane ne te njejtin stad te perhapjes se virusit tregon per mundesine e perseritjes dhe rikthimit te shpejte te virusit duke e karakterizuar si “ciklik” jo vetem ne sezone por edhe brenda nje sezoni. Kjo i atribuohet me se shumti faktit qe ky virus eshte Novel e per rrjedhoje nuk do te ndalet deri sa te infektoje shumicen e popullsise, globalisht. Kjo do te thote qe “ teoria e sustes” e permendur ne kete analize eshte e goditur si ne aspektin e frenimit, ashtu dhe ne aspektin e shperthimit. Duke shtypur “ susten” nuk di te thote qe e kemi mposhtur virusin, thjesht e kemi frenuar. Por pikerisht ky frenim mund te sjelle ne shifra nje situate te perkohshme te mire, situate e cila mund te permbyset ne momentin e leshimit te “sustes” dhe shperthimit pertej mundedive per tu perballuar. Kjo ne analizen me siper shprehet, me te drejte, ne faktin qe duhet te shohim renie te qendrueshme per rreth 2 jave dhe shtoj ketu jo vetem lokalisht, pasi do te fillojne serish udhetimet dhe perhapja e re eshte e pashmangshme per shkak te faktit se ky virus duke qene Novel, nuk do ndalet pa infektuar shumicen e popullsise globale ( 70-80%) ne menyre ciklike sezonale apo ne menyre ciklike edhe brenda nje sezoni. Inteligjenca kolektive ka per detyre ti pershtatet “lojes” se virusit duke kontrolluar perhapjen. Thene sa me siper, fokusi duhet te jete te mbrojme sherbimin shendetesor e te shpetojme jete.
Profesor Kamberi. E drejte. Por ne fakt Shqiperine e kam vendosur ne kategorine e trete. Sebashku me vende te tjera te Europes Lindore. Sjellja e epidemise eshte shume e ngjashme ne keto vende. 1. qarkullimi i virusit ka filluar relativisht me vone. 2 nuk eshte vene re rritje masive e rasteve.
Ne kete sens mendoj se kurba eshte shtypur (ideja e ‘flattening the curve’) dhe eshte veshtire te flitet per nje pik. Me shume gjase rastet do te vazhdojne te rriten por pa kaluar ne kurben klasike me rritje te shpejte te ndjekur nga renie e shpejte. Mesazhi: nuk duhet te krijojme iluzione se piku u arrit dhe po vjen ulja etj etj.
Alban faleminderit! Nje analize e vlefshme.Mendoj se kurba po mbane kete ritem per ato masa qe tashme jane propuzuar nga gjithe vendet ne bote shtuar dhe ndreprerjen e komunikimit mes shteteve dhe ate urban dhe interurban.Karantina shkeputi zinxhirin e kontakteve te shtuara ne numer qe do te shtonin pa dislutim rastet.
Nga ana tjeter thuhet se te kemi nje kontroll mbi kete epidemi duhet te preket gati 60- 70 perqind e populltes ” imuniteti natyral i tufes”.dhe kjo e shtuar ne numer sipas dendesise se popullates.Por gjeografikisht ne kemi gati ne pamje nje prekje “selektive ” kjo per shkak te dendesise se popullates por mos te harojme keto zona kane dhe popullesi aktuale te moshuar mos valle do kemi ne kohe stabilizimi te epidemise nje shperthim per shkak te faktorit moshe?Ne lidhje me zhvillimin e epidemise mendoj se te plotesohet kurba e plote patjeter qe ne pjesen e renies duhet te pakten dhe 2-3 jave .