Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Oerd Bylykbashit se është arrestuar më parë në Itali dhe këtë gjë ai e ka fshehur.
Teksa e ka ironizuar, Kryeministri shprehet se ‘arrestimi’ ishte thjeshtë një sherr me një polic në aeroport, të cilin e solli si shembull për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90.
Në një reagim në Twitter, kreu i qeverisë shkruna se “O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?!”
Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!
— Edi Rama (@ediramaal) April 2, 2020
g.kosovari