Spikeri i njohur i CNN, Chris Cuomo, ka konfirmuar se është prekur nga koronavirusi.
Por përmes medias, ai njoftoi se emisioni i tij “Cuomo Prime Time” nuk do të ndalet.
Cuomo tha se transmetimi do të vijojë nga shtëpia, në orën 21:00.
“Unë kam qenë i ekspozuar ndaj njerëzve ditët e fundit që më pas kanë rezultuar pozitivë. Kam pasur ethe, të dridhura dhe gulçim”, ka shkruar ai.
“Shpresoj se nuk ua kam transmetuar fëmijëve dhe gruas. Kjo do të më bënte të ndjehem më keq se kjo sëmundje!” – shkruan Cuomo. /JavaNews/a.r