Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca zhvilloi sot një bisedë online me kryedemokratin Lulzim Basha.
Në një postim në Twitter zbuloi se temat që u diskutuan ishin çelja e negociatave për në BE, lufta ndaj Covid-19 si dhe rindërtimi i banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.
‘Sot pata një bisedë të këndshme me Lulzim Bashën për bisedimet e pranimit javën e kaluar nga Këshilli Europian.
Ne e kuptuam rëndësinë e reformave të bërë nga Shqipëria për të marrë dirtën jeshile dhe ramë dakord që do të vazhdojmë në këtë rrugë. E gjithë kjo shoqëri ka nevojë për bashkëpunimin dhe monitorimin e opozitës.
Ne folëm gjithashtu për mbështejen e BE ndaj Shqipërisë në luftën e Covid-19. Diskutuam edhe për rindërtimin e pastërmetit të 26 nëntorit’, shkroi Soreca.
/a.r