DASHI
Ka mundësi te jeni shume kërkues dhe shume strikte ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite prandaj ne disa momente mund te keni edhe debate me te. Ndryshoni sjellje nëse doni te rikthehet qetësia. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do arrijnë dot t’i shprehin ndjenjat. Ne planin financiar do vendosni rregull maksimal dhe nuk do ju dalin asnjë moment te papritura.
DEMI
Te nxitur nga Plutoni, sot do i jepni prioritet absolut partnerit dhe do jeni te gatshëm te lini çdo gjë tjetër pas dore për te. Beqaret do ndihen me te lire për te kërkuar dashurinë dhe nuk do ndalen derisa ta bëjnë për vete dike. Gjithsesi mire është te mos nxitohen dike hedhur hapa. Me shpenzimet do ju duhet vetëm pak me shume kujdes dhe gjendje nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje.
BINJAKET
Jeta juaj ne çift do jete shume e privilegjuar gjate kësaj dite. Marrëdhënia juaj do bazohet tek besimi dhe mirëkuptimi. Çdo çast do jete i qete dhe nuk do keni konflikte. Beqaret mire është te kujdesen me shume për pamjen dhe sjelljen ne mënyrë qe te tërheqin sa me shume persona. Financat, ndryshe nga sa e kishit menduar, do kenë përmirësime te njëpasnjëshme.
GAFORRJA
Dite shume e trazuar ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne shume momente do debatoni me partnerin edhe për gjera fare elementare dhe mund te ndiheni keq. Beqaret do realizojnë plot takime, por asnjeri prej tyre nuk do jete aq i mire sa për te hedhur hapa. Ne planin financiar duhen menduar me shume kujdes gjerat sepse po u bene gabime zor se do përmirësohet situata shpejt.
LUANI
Nuk do arrini dot t’i shprehni ndjenjat si t’i keni ne zemër ju te dashuruarit dhe kjo mund t’iu beje te ndiheni shpesh ne siklet te madh. Për beqaret do jete një dite tërësisht e qete dhe nuk do ndodhe asgjë e veçante. Le te bëjnë durim edhe për disa kohe. Ne planin financiar do jete një periudhe e qëndrueshme. Reflektoni për hapat qe duhet te hidhni me pas sepse është momenti i duhur.
VIRGJERESHA
Dite mjaft euforike do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do e harroni njëherë e mire te shkuarën dhe do mendoni vetëm si ta bëni te bukur te ardhmen. Beqaret nuk do duan te bëjnë asgjë për ta ndryshuar statusin e tyre, pasi edhe ashtu si janë ndihen mjaft mire. Financat nuk do jene aspak te qëndrueshme. Tregohuni sa me vigjilente qe te mundeni.
PESHORJA
Te dashuruarit do jene gati edhe për aventura dhe çmenduri te vogla me partnerin. Dita e sotme ka për te qene vërtet si një ëndërr për ta. Beqareve do ju rrahe zemra shume fort gjate kësaj dite sepse do takojnë personin për te cilin kane ëndërruar aq shume. Ne planin financiar nuk do ju ecin gjerat si i kishit menduar. Do kryeni me tepër shpenzime nga sa kishit menduar.
AKREPI
Dite fantastike dhe here pas here e mbushur me emocione shpërthyese do jete kjo e sotmja. Do ju duket me te vërtetë sikur jeni ne ëndërr. Beqaret nuk duhet te mbyllen ne shtëpi, por duhet te dalin e te njihen me sa me shume persona. Buxheti do jete i mire, por nëse vazhdoni te shpenzoni me sy mbyllur duke mos menduar për te ardhmen, do keni goxha probleme.
SHIGJETARI
Do keni probleme me komunikimin ne çift gjatë kësaj dite dhe kjo do sjelle vështirësi te njëpasnjëshme. Për asnjë çast nuk do ndiheni te qete. Ju beqaret do realizoni me ne fund një takim shume te veçante qe do iu nxite ta hapni zemrën. Shpenzimet kryejini me sa me shume maturi qe te mundeni nëse nuk doni qe te futeni ne një periudhe te vështirë e delikate.
BRICJAPI
Dite me shume diell do jete kjo e sotmja për juve qe keni një lidhje. Do kaloni çaste te paharruara me atë qe keni ne krah dhe do ndiheni krenare për lidhje qe keni krijuar se bashku. Ju beqareve asgjë dhe askush nuk do ju ndale sot për te bere deklarata te forta. Shpenzimet kryejini pa frike sepse gjendja nuk do jete aq e keqe sa e kishit menduat.
UJORI
Dite e qete dhe pa probleme do jetë kjo e sotmja për te dashuruarit. Bëni atë qe do ju thotë zemra ne çdo moment. Nëse jeni beqarë mos u fiksoni pas dikujt dhe mos bëni gjëra për të cilat te pendoheni. Jo çdo gjë është ashtu si duket ne pamje te parë. Me financat tregohuni ekstremisht te matur nëse nuk doni vështirësi te vazhdueshme. Gjithmonë duhet menduar edhe për te ardhmen.
PESHQIT
Sot do përjeton i kënaqësitë që keni dashur përherë ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Te gjithë do ju kenë zili. Beqaret, pavarësisht mundimit dhe përpjekjeve te vazhdueshme, nuk do arrijnë dot as sot ta bëjnë për vete dike. Për financat do jete një dite e paqëndrueshme , megjithatë me pak kujdes dhe me pak mbështetje nga te afërmit nuk do gjendeni ne situata te sikletshme