Të tjera pako me ndihma ushqimore janë shpërndarë nga Bashkia e Tiranës për familjet në nevojë.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte këtë të diel në Petrelë ku vizitoi disa familje, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ai përsëriti premtimin se shtëpitë e dëmtuara do të rindërtohen.
Gjatë bisedave me banorët e izoluar nga përhapja e koronavirusit, Veliaj theksoi rëndësinë e respektimit të masave të ndërmarra për ta frenuar atë.
Për përballimin e situatës së shkaktuar nga përhapja e virusit Covid-19, ndihma me ushqime vijon për të gjithë të moshuarit e vetmuar dhe shtresat në nevojë.