Pandemia e koronavirusit po nxit rialokimin më të madh të forcës punëtore që prej Luftës së Dytë Botërore me kompanitë dhe qeveritë që po mobilizojnë një ushtri punonjësish të ngeshëm në aktivitete pune që urgjentisht nevojiten.
Përreth botës, hotele, restorante dhe stafe punonjësish të linjave ajrore po zhvendosen në pozicione pune të reja si shitës në dyqane, në industrine e shitjeve me pakicë online apo industrinë e spitaleve teksa pjesë të ekonomisë po mbyllen për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.
Këto zhvendosje apo zhvillime të forcës punëtore përfshijnë nxitjet qeveritare të studentëve dhe atyreve që kanë mundësi të punojnë në mbledhjet e frutave dhe perimeve teksa një pjesë e mirë e ushqimeve e shërbimeve esenciale po rrallohen. Ndërkohë në Gjermani, McDonald’s po i’a u jep me hua stafin e punëtorëve dy kompanive të mëdha zinxhir që merren me shitjen e frutave, periemve e ushqimeve të tjera.
Becky Frankiewicz presidentja e Manpower Group North America një kompanie që merret punësimin e njerëzve shprehet se këto zhvillime të forcës punëtore janë më të mëdhajat që ajo ka parë që kur kompania e saj është themeluar në 1948.
Në ShBA kërkesa për të punësuar punonjës potencial ka shpërthyer. Një rekord prej 3.28 milionë njerëzish kanë aplikuar për benefite papunësie sipas një raporti të publikuar nga qeveria javën e kaluar. Por në të njëjtën kohë kompanitë e mëdha si Walmart Inc dhe CVS Health Corp janë duke kërkuar 500,000 punonjës të rinj për javët e ardhshme.
Në Europë ku më pak punonjës e kanë humbur punën si pasojë e ligjeve të forta mbi pushimin e punonjësve qeveritë po mundohen t’i zhvendosin punëmarrësit në ato sektorë që i nevojiten më së shumti ekonomisë
Gjermania javën e kaluar kaloi ligje për t’i nxitur punëmarrësit që janë pjesë e programit Kurzarbeit (program që i paguan punonjësit e papunë me rreth 2/3 e rrogës së dikurshme) të zhvendosen në industri si shëndetësia dhe bujqësia. Malte Vigts që zotëron një fermë në Gjermaninë lindore në zonën e Bradenburg-ut i është bombarduar celulari me telefonata nga njerëz të zonës nëse ajo ka nevojë për dikë që t’a ndihmojë në punët e ditës në fushat e saj të fermës.
Ndërkohë në Francë ministri i Agrikulturës Didier Guillaume ka thënë javën e kaluar se fermat e vendit kanë nevojë për 45,000 punonjës në mars, rreth 80,000 punonjës në prill dhe 80,000 ne maj teksa punonjësit sezonal nga jashtë nuk mund të vijnë dot këtë vit.
Ekonomistët nuk presin që këto bume kërkesash për sektorë specifikë të mund të kompensojnë humbjet e parashikuara në muajt e ardhshëm. Shumë prej këtyre zhvendosjeve e zhvillimeve të punës do të jenë të përkohshme.
Pas humbjes së punës në një kompani që merret me pagesat e rrogave per disa restorante, Shae Wall 37-vjeçe shprehet se po kërkon për një karrierë të re në industrinë e shëndetësisë sepse sipas saj ky sektor është “anti-virus” (pra që nuk rrezikon të dëmtohet në të ardhmen qoftë nga ky virus apo viruse të tjerë.)
Këto zhvillime që po ndodhin në tregun e forcave të punës vihen re dhe nga Jason Kirsch që operon një biznes market/farmaci. Ai shprehet se kërkesa për punë është kaq e madhe “sa nesër në mëngjes nëse zgjohem mund të gjej dikë gati për të punuar”.
Marks & Spencer PLC një kompani zinxhir veshjesh dhe shitjesh ushqimesh ka zhvendosur më shumë se 4600 punonjës të stafit që punonin në lokalet e dyqanet e saj të veshjeve në bizneset e saj të shitjeve të ushqimeve.
Drejtuesit ekzekutivë të Aldi Nord dhe Aldi Sud, dy prej zinxhirëve të dyqaneve që shesin ushqime, fruta e perime së bashku me McDonald’s kanë rënë dakort që t’i ndajnë punëtorët midis tyre. Teksa landet gjermane po i urdhëronin restorantet t’i mbyllnin operacionet e tyre Aldi Nord dhe Aldi Sud po konkuronin me shitësit e tjerë me pakicë për të punësuar me mijra punonjësish të përkohshëm.
Kompanitë negociuan një marrëveshje me McDonald’s në të cilën kjo e fundit do mund t’i çonte punëmarrësit e saj për një kohë të përkohshme prej dy muajsh të punonin për dy zinxhirët e mëdhenj të dyqaneve të shitjeve për ushqime, fruta e perime. Numri i punonjësve për të cilët dy zinxhirët e dyqaneve kishin nevojë ishin 3000.
Këto zhvendosje të forcave punëtore i ngjasojnë shumë lëvizjeve që u ndërmorrën dhe gjatë shpërthimit të koronavirusit në Kinë. Kur qytetet u izoluan në Kinë, zinxhirët e fast food-eve dhe restoranteve i dërguan punonjësit e tyre të punonin për firma që merreshin me shërbimet elektronike apo dërgesave të ushqimeve në shtëpi të cilat patën një hov kërkesash nga konsumatorët.
Agjensitë e punësimit të përkohshëm janë kthyer në një çelës kyç në rialokimin e punonjësve. Agjensia franceze Mistertemp grup është duke zhvendosur me mijra punonjës që dikur punonin në fabrikat e makinave apo kompanitë e konstruksionit në role punësh si ato të paketimit, distribuimit, e shitjeve online.
I këtillë është shembulli i Souber Abdoullahi, një 22-vjeçari nga qyteti francez i Rennes i cili e humbi punën e tij të përkohshme në fabrikën e Peugeout. Tani ai përgatit porosi ushqimesh për një kompani blerjhesh e dërgesash të ushqimeve online.