“600 Euro për të gjithë”.
Italia parashikon të ndajë një bonus që do ti vijë në ndihmë njerëzve për muajin prill, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, shumë kjo që do të shkojë edhe për ata që punojnë në të zezë.
Kjo është ajo që parashikon dekreti i ri i nënshkruar ditën e djeshme.
Mungon vetëm marrëveshja përfundimtare brenda partive maxhoritare.
Kjo ide është prezantuar nga Partia Demokratike në vend.
Idea është të zgjerohet paketa “Kura e Italisë”, që shpërndan një çek prej 600 eurosh profesionistëve edhe kategorive të tjera të mbetura jashtë.
Por diskutimi është në proces vlerësimi se si do të strukuturohet.
Qëllimi është që brenda disa ditësh qeveria ta vërë në dispozicion të qytetarëve.