Situatat nuk po përmirësohet në Itali pasi janë sërish tragjike shifrat e jetëve të humbura që vijnë nga fqinji ynë përtej detit. Në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 756 njerëz të vdekur nga koronavirusi.
Në total ka shkuar në 10.779 numri i përgjithshëm i jetëve të shuara.
Raportohet se orët e fundit janë regjistruar edhe 3.651 të infektuar, çka shënon ulje për herë të parë pas shumë ditësh, të njerëzve të infektuar.
Në total ka shkuar në 97.869 numri i të infektuarve. Kurse të shëruar vetëm sot ishin 646 që e çon në 13.030 numrin e të shëruarve, rreth 30 për qind më shumë se të të vdekurve.
/a.r